Ukraina dhe Rusia filluan ditën e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA- në Abu Dhabi të enjten, pas një dite të parë të përshkruar si produktive dhe pozitive si nga Kievi ashtu edhe nga Moska. I dërguari i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, tha të enjten se kishte përparim dhe një lëvizje pozitive përpara në bisedimet për përfundimin e luftës katërvjeçare. Kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov, tha po ashtu se diskutimet ishin "kuptimplota dhe produktive, duke u përqendruar në hapa konkretë dhe zgjidhje praktike". Duke njoftuar fillimin e ditës së dytë të bisedimeve, Umerov tha se zyrtarët do të punonin në të njëjtat formate si gjatë ditës së tyre të parë - konsultime trepalëshe, diskutime në grup dhe më pas përsëri koordinim i përbashkët i pozicioneve.