Rusia ka kryer sulme me pesë dronë në katër rajone ukrainase mëngjesin e të hënës. Por, sipas Kievit, mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të zmbrapsë sulmet. “Të pesë dronët janë rrëzuar nga grupet e lëvizshme të mbrojtjes ajrore në rajonet e Mikolajivit, Dnipropetrovskit, Vinitsjas dhe Helnitskit”, tha Forca Ajrore ukrainase përmes një deklarate. Forcat Ajrore të Ukrainës nuk dhanë detaje nëse nga sulmet e 18 dhjetorit janë shkaktuar viktima apo dëme materiale.