Top News – Ukraina t’i falë Donetskun Rusisë / Njeriu i Trumpit rrit presionin: Kështu mbaron lufta
20/10/2025 11:46

Kryenegociatori i Donald Trump, ka shtyrë Volodymyr Zelenskin t'ia dorëzojë të gjithë rajonin e Donetskut Rusisë me qëllim që t'i japë fund luftës në Ukrainë. Steve Ëitkoff, i cili është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, pesë herë këtë vit, i tha delegacionit ukrainas që vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar se duhet të dorëzonte territorin që kontrollojnë forcat e tij. Kjo është një nga kërkesat kryesore të bëra nga Putini, i cili bëri të qartë në një telefonatë me Trump javën e kaluar se ai ende dëshiron që Ukraina të heqë dorë nga pjesa e tokës si parakusht për paqen, raportoi The Ëashington Post. Megjithatë, dorëzimi i Donetskut është një vijë e kuqe për Ukrainën, e cila ka refuzuar prej kohësh të heqë dorë nga territori të cilin Rusia nuk ka arritur ta kontrollojë plotësisht pavarësisht luftimeve që kanë nisur që nga viti 2014. Kievi ka ende nën kontroll rreth një të katërtën e Donetskut. Toka është pjesë e të ashtuquajturit "rrip i fortifikuar", një varg qytetesh të mbrojtura fort që pengojnë Rusinë të bëjë përpara. Në një takim në Zyrën Ovale, Ëitkoff, titulli zyrtar i të cilit është i dërguari special në Lindjen e Mesme, vuri në dukje se shumica e popullsisë në Donetsk është rritur duke folur rusisht, raportoi The Ëashington Post duke cituar dy zyrtarë të lartë të njohur me bisedën. Ky pretendim i bën jehonë propagandës ruse që është përpjekur të justifikojë pushtimin e Putinit. Ndërsa Ukraina lindore historikisht ishte më pro-Moskës, simpatitë kanë ndryshuar gjatë rrjedhës së luftës dhe shumëkush tani e hedh poshtë trashëgiminë ruse. Vetë Trump, i cili u ka bërë thirrje të dyja palëve të "ndalojnë vrasjet" dhe të "bëjnë një marrëveshje", ka rënë dakord të takohet me Putinin në Hungari brenda dy javësh. Por këmbëngulja e vazhdueshme e presidentit rus për dorëzimin e Donetskut tregon se ka një pengesë të madhe drejt marrëveshjes së armëpushimit. Në telefonatën me Trump, putin thuhet se ka pranuar që Rusia të heqë dorë nga rajonet e Zaporizhias dhe Khersonit, që aktualisht janë të pushtuara nga trupat e tij, në këmbim të Donetskut. n

Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56