Ukraina ka nxitur Kinën që të ushtrojë presion mbi presidentin rus Vladimir Putinin për të shkuar drejt paqes, ndërsa Putin mbërriti në Pekin për pjesëmarrje në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku ai mbrojti luftën ndaj Kievit dhe akuzoi perëndimin si nxitëse të konfliktit. “Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm gjeopolitik të Republikës Popullore të Kinës, ne do të mirëprisnim një rol më aktiv [të Pekinit] në sjelljen e paqes në Ukrainë mbi bazën e respektimit të Kartës së OKB-së”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.