“Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”, kanë deklaruar udhëheqësit e Bashkimit Evropian këtë të martë. Ata u shprehën se e mirëpresin përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën.