Vladimir Putin ka humbur një tjetër luftanije të cmuar të tij në një sulm me dron. Pamjet tregojnë anijen e përfshirë nga flakët në brigjet jugore të krimesë të aneksuar. Inteligjenca ukrainase pretendon se anija luftarake e zbarkimit, Ceasar Kunikov, u mbyt mëngjesin e të mërkurës, pasi u qëllua me dron. Anija e madhe, përdorej nga forcat e armatosura të putinit për të transportuar raketa dhe dronë për sulmet në Ukrainë. Rusia tentoi të kryente një operacion të madh shpëtimi në det duke përfshirë disa anije të tjera e madje edhe një nëndetëse. Dy helikopterë rusë Mi-8 u panë të fluturonin mbi vendngjarje.