Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan të shtunën se gjashtë raketa hipersonike ruse Kinzhal janë rrëzuar mbi Kiev. Nëse pretendimet konfirmohen, do të jetë një goditje për presidentin rus Vladimir Putin i cili më parë i ka përshkruar si “të pamposhtura”. Raportimet vijnë derisa një delegacion i udhëheqësve afrikanë u sulmua gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas më herët sot.