Lufta tashmë 16 mujore në Ukrainë po merr një kthesë sensacionale. Kievi duket se po guxon jo pak edhe në territor rus. Pas sulmeve me dronë në Moskë, për të cilat Kievi mohon përgjegjësinë, erdhën edhe ato në rajonin kufitar rus të Belgorodit me vullnetarët rusë anti putin që morën përsipër përgjegjësinë.