Ukraina dhe polonia thirrën ambasadorët respektivë për të dhënë shpjegime ndërsa një përplasje mes tyre u përshkallëzua kur një këshilltar për politikën e jashtme i presidentit polak, tha se Kievi duhej të tregonte më shumë mirënjohje për mbështetjen e varshavës në luftën me rusinë. Këshilltari, Marcin Przydacz, po ahstu tha se qeveria polake duhet të mbrojë interesat e fermerëve të vendit, një referencë kjo për ndalimin e importeve të mallrave ukrainase, që skadon muajin e ardhshëm.