Ukraina nuk do të heqë dorë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, në këmbim të përfundimit të luftës. Ishte kjo përgjigjia e Kievit pas propozimit të bërë nga presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva . "Nuk ka asnjë arsye ligjore, politike apo morale për të hequr dorë qoftë edhe një centimetër të territorit ukrainas" , shkroi në Facebook përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko , duke theksuar në të njëjtën kohë se ai vlerëson "përpjekjet e Presidenti brazilian të gjejë një mënyrë për të ndaluar agresionin rus”.