Cdo përpjekje e Ukrainës për të marrë gadishullin e Krimesë do të jetë ‘dritë jeshile’ për Rusinë që të përdorë ‘absolutisht cdo lloja arme’ kundër Kievit, si reagim – tha ish presidenti rus, Dmitry Medvedev sipas agjencisë së lajmeve Interfaks. Sipas Medvedev, një tentativë për të ndarë një pjesë të rusisë, është e barasvlefshme me një cënim të ekzistencës së vetë shtetit. Ndaj – thotë Medvedev, nxirrni konkluzionet tuaja; ka motive të dukshme për të përdorur cfarëdolloj arme.