Nën presionin e Brukselit dhe të vendeve si Rumania dhe Hungaria, Ukraina ka miratuar ligjin e ri për minoritetet, duke u garantuar të drejtën e përdorimit të simboleve dhe gjuhës kombëtare. Ligji u ri u miratua në parlament me shumicë votash dhe ishte edhe kërkesë e Bashkimit Europian për rrugën e anëtarësimit të vendit në union. Ligji përcakton më qartë cilat janë minoritetet etnike në territorin ukrainas, të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe ngre një këshill me përfaqësuesit e tyre që do të monitorojnë zbatimin e ligjit.