Top Channel/ “Vajzat në Tiranë”, bastiset Jagland. Policia kontroll ish-sekretarit të KIE
12/02/2026 23:15

Tre prona të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland u kontrolluan nga policia norvegjeze, ndërsa autoritetet njoftuan se ai pritet të merret në pyetje së shpejti. “Ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet për “korrupsion të rëndë” për lidhjet e tij me të akuzuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein”, ka thënë policia norvegjeze, sipas asaj që raporton “BBC”. Akuza është ngritur zyrtarisht pasi Këshilli i Europës i hoqi imunitetin Jaglandit, të cilin ai e gëzonte për shkak të rolit të tij të mëparshëm diplomatik. Në e-mailet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tregojnë se Jagland planifikoi vizita individuale dhe familjare në shtëpitë e Epsteinit në Paris, New York dhe Palm Beach, edhe pasi Epstein kishte marrë një dënim për krim seksual me të mitur, në vitin 2008. Epstein u dënua me 18 muaj burgim. Në dosjen “Epstein” rezulton se financieri kishte mbuluar shpenzimet e udhëtimit për në pronat e tij të Jaglandit dhe familjes së tij. Po ashtu në dosje u zbulua se Jagland në vitin 2012 i kishte dërguar Jeffrey Epstein një e-mail, ku shkruante: “Isha në Tiranë, ka vajza të jashtëzakonshme”. Ai shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës për një dekadë, nga viti 2009 deri në 2019. Ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës ishte i njohur edhe për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, pasi në vitin 2004 kishte deklaruar se mafia kishte marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qeverisjes së Kosovës.

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16