Top News – Edhe republikanët kundër Trumpit / Dhoma e përfaqësuesve rrëzon tarifat ndaj Kanadasë
12/02/2026 12:08

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për të anuluar tarifat e Presidentit Donald Trump ndaj mallrave kanadeze. Me një votim 219 kundër dhe 211 pro tarifave, gjashtë ligjvënës republikanë iu bashkuan demokratëve për të mbështetur një rezolutë që kërkon t'i japë fund tarifave që Trump i vendosi Kanadasë vitin e kaluar. Vota është kryesisht simbolike pasi duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së dhe më pas edhe nga Trumpi, i cili ka shumë pak gjasa ta nënshkruajë atë për ta kthyer në ligj. Që nga rizgjedhja e tij, Donald Trump ka vendosur një sërë tarifash ndaj Kanadasë, duke kërcënuar së fundmi edhe me një taksë 100% të importit në përgjigje të marrëveshjes tregtare të propozuar të Kanadasë me Kinën. Ndërsa votimi po zhvillohej në Dhomën e Përfaqësuesve, Trump shkroi në Truth Social: "Çdo republikan, në Dhomë ose në Senat, që voton kundër tarifave do të vuajë seriozisht pasojat në kohën e zgjedhjeve. Tarifat na kanë dhënë Siguri Ekonomike dhe Kombëtare, dhe asnjë republikan nuk duhet të jetë përgjegjës për shkatërrimin e këtij privilegji," shtoi ai. Votimi erdhi pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, një aleat i Trumpit në Kongres, u përpoq pa sukses të bllokonte diskutimin në sallën e parlamentit nga ligjvënësit mbi tarifat e Trumpit. Meqenëse republikanët mbajnë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve, dezertimi i gjashtë republikanëve, që shihen në një front pothuajse të bashkuar me demokratët, ishte i mjaftueshëm për të siguruar votat. Masa u propozua nga një kongresmen demokrat sipas të cilit Trump i ka "përdorur tarifat si armë" kundër aleatëve dhe ka destabilizuar ekonominë globale.

Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19