Top News – Alarm i kuq në Francë, rrezik ortekësh / Rrugë të kërcënuara, mbyllen resortet e skive
12/02/2026 13:50

Stuhia Nils do të sjellë reshje të dendura dëbore në Alpet e Francës, duke gjeneruar një rrezik të lartë orteqesh, veçanërisht në Savojë, ku ata mund të kërcënojnë rrugët dhe madje edhe shtëpitë, tha Météo-France. Meteorologët e kanë vendosur Savojën në alarm të kuq për "orteqe" për të enjten, duke përmendur një "situatë të jashtëzakonshme", sipas buletinit të mbrëmjes. Alarmi i kuq është në fuqi nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mbrëmjes të enjten dhe kërkon "vigjilencë të shtuar, veçanërisht rreth disa fshatrave ku janë mbyllur edhe resortet e njohura të skive. Disa resorte kanë njoftuar mbyllje të plotë të zonave të tyre të skive dhe disa të tjerë, mbyllje të pjesshme. Planet e ndërhyrjes për shkak të orteqeve "do të vihen në zbatim sipas nevojës nga bashkitë dhe menaxherët për të siguruar rrjetin rrugor, si dhe nga shërbimet e pistave të skive për të garantuar sigurinë e zonave të skive", tha prefektura e Savojës. Në Val d'Isère, disa rrugë mund të mbyllen dhe udhëzime sigurie mund të lëshohen për ndërtesat. Ortekët "mund të arrijnë rrugët dhe infrastrukturën malore, madje edhe shtëpitë, përgjithësisht mbi 1,800 m lartësi. Por për shkak të shtresës së dëborës veçanërisht të paqëndrueshme në vend, disa ortekë të mëdhenj janë të frikshëm dhe mund të arrijnë deri në fundet e luginave", paralajmëruan ekspertët. Paralajmërimi vjen ndërsa sezoni i skive është në kulmin e tij në vendpushimet alpine, ku autoritetet po i paralajmërojnë vazhdimisht skiatorët për rreziqet e skijimit jashtë pistës kur kushtet e motit favorizojnë ortekët. Më shumë se njëzet skiatorë ose alpinistë kanë humbur jetën deri më tani, këtë vit, nga ortekët në vargmale të ndryshme të Alpeve në Austri, Itali, Francë dhe Zvicër.

Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19