Një grup ligjvënësish ukrainas nga partia e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u kanë shkruar një letër të hapur homologëve të tyre mongolë, duke kërkuar arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin gjatë vizitës së paralajmëruar të shefit të Kremlinit në vendin e tyre këtë javë. “Si anëtarë të parlamentit ukrainas, ne u bëjmë thirrje autoriteteve mongole që të ekzekutojnë urdhër-arrestin ndërkombëtar të detyrueshëm dhe të dorëzojnë kreun e Federatës Ruse, Vladimir Putin, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë”, thuhet në letrën e deputetëve ukrainas. Ata kërkojnë që Mongoloi të zbatojë statutin e Romës, që është traktati kryesor ndërkombëtar mbi të cilin u ngrit dhe funksionon gjykata penale ndërkombëtare.