Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Godet stacionin e energjisë dhe ngrohjes në Moskë
23/11/2025 13:19

Ukraina goditi një stacion energjie dhe ngrohjeje në rajonin e Moskës të dielën me dronë, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe duke ndërprerë ngrohjen për mijëra njerëz në një nga sulmet më të mëdha të Kievit deri më sot mbi infrastrukturën energjetike të Rusisë, thellë brenda vendit. Në vitin e katërt të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Rusia ka goditur infrastrukturën e energjisë elektrike dhe të ngrohjes të Ukrainës, ndërsa Kievi deri më tani është përqendruar kryesisht në përpjekjen për të shkatërruar rafineritë e naftës, terminalet dhe tubacionet e Rusisë. Por herët të dielën, dronë ukrainas goditën Centralin e Energjisë Shatura, rreth 120 km në lindje të Kremlinit, tha guvernatori i rajonit të Moskës Andrei Vorobyov. Pamjet video të paverifikuara në Telegram treguan shpërthime të forta, disa lëmsha zjarri dhe tym të zi që ngrihej në qiellin e natës. "Disa nga dronët u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Disa ranë në territorin e stacionit. Një zjarr shpërtheu në objekt", tha Vorobyov. Ai shtoi se energjia rezervë ishte aktivizuar dhe se sistemet e lëvizhshme të ngrohjes po vendoseshin në zonën ku temperatura ishte rreth pikës së ngrirjes. "Po bëhen të gjitha përpjekjet për të rivendosur menjëherë furnizimin me ngrohje", tha Vorobyov. Në javët dhe muajt e fundit, ka pasur ndërprerje të përsëritura të energjisë dhe ngrohjes në disa pjesë të Ukrainës për shkak të sulmeve ruse. Ukraina është përpjekur të minojë ekonominë e luftës së Rusisë duke synuar të ardhurat e saj nga nafta. Ajo gjithashtu ka goditur disa instalime të energjisë dhe ngrohjes në rajonet ukrainase të kontrolluara nga forcat ruse dhe në rajonet ruse fqinje me Ukrainën, por deri më tani nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në stacionet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes që i shërbejnë Moskës dhe rajonit përreth, i cili ka një popullsi prej më shumë se 22 milionë banorësh. Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se kishte rrëzuar 75 dronë ukrainas, përfshirë 36 mbi Detin e Zi dhe disa mbi rajonin e Moskës. Aeroporti Vnukovo i Rusisë ndaloi fluturimet të dielën.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB