Top News/ Ukraina, ‘fitime të mëdha politike’…por perëndimi mbetet kundër përshkallëzimit
18/08/2024 12:14

Ukraina po siguron "fitime të mëdha politike" nga ofensiva e saj ushtarake në Rusinë perëndimore, por inkursioni nuk e ndryshon "qasjen e perëndimit kundër përshkallëzimit", tha Ministri i Brendshëm polak Tomasz Siemoniak. Ukraina thotë se ka kapur më shumë se 80 vendbanime dhe mbi 1,150 km katrorë në Kursk që nga 6 gushti, në pushtimin më të madh të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. "Kjo ofensivë nuk ndryshon qëndrimin e perëndimit kundër përshkallëzimit" tha Siemoniak, i pyetur nga Reuters nëse arritjet ushtarake të Kievit mund të ndryshojnë qëndrimin e aleatëve të tij për përdorimin e armëve që ata furnizojnë për luftën e tij me Rusinë. Qeveritë perëndimore që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 deri më tani kanë refuzuar të lejojnë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë për shkak të rrezikut të perceptuar të përshkallëzimit të konfliktit. "Unë mendoj se për vendet perëndimore kjo është një ngjarje që shtyn në drejtim të ndryshimit të imazhit të Ukrainës, përfitimet politike të Kievit janë të mëdha pas më pak se dy javësh," tha Siemoniak. Shtetet e Bashkuara deri më tani e konsideron inkursionin e Ukrainës në rajonin e Kurskut një veprim mbrojtës të përshtatshëm për Kievin për të përdorur pajisjet amerikane, thanë zyrtarët në Uashington këtë javë, por ata shprehën shqetësime për komplikime të mundshme ndërsa trupat ukrainase shtyhen më tej në territorin e armikut. Varshava ka qenë një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës dhe kryeministri polak Donald Tusk mbajti një qëndrim të ngjashëm me Uashingtonin në fillim të kësaj jave, duke thënë se Ukraina kishte të drejtën e plotë për tu përgjigjur në një mënyrë që do të paralizojë Rusinë. Një këshilltar presidencial ukrainas tha të premten se inkursioni ndërkufitar i Kievit në rajonin Kursk të Rusisë ishte i nevojshëm për të bindur Moskën që të fillonte bisedimet e paqes në kushte më "të drejta".

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13