Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Deklarata të tilla për numrin e viktimave në luftime janë të rralla dhe komentet e Podolyakut nuk janë konfirmuar nga ushtria e vendit.