Kantieri për ndërtimin e urës së këmbësorëve në Mitrovicë është përmbytur gjatë mbrëmjes së të premtes, pasi një sasi e madhe uji vërshoi mbi lumin Ibër. Mbrëmë është lëshuar brana nga liqeni i Ujmanit, ku sasi e madhe e ujit ka shkuar mbi lumin Ibër, duke dëmtuar mjetet dhe vendpunishten ku ndërtohej ura për këmbësoret në Mitrovicë. Ujë shkaktoi dëme të mëdha materiale në kantierin e ndërtimit të objektit që synon të bashkojë jugun me veriun. Pronari i kompanisë i cili po ndërton këtë urë, Jahin Nimani thotë për mediat se uji është vërshuar qëllimisht nga diga në liqenin e Ujëmanit.