Top News – Uji në Deçan është i sigurt/ Vjen konfirmimi i ujësjellësit rajonal…
13/07/2021 20:09

Pas helmimit të qindra personave në Komunën e Deçanit në Kosovë - që dyshohet se ndodhi për shkak të ujit - ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” porositi qytetarët e komunave të tjera që furnizohen nga ky ujësjellës, që të mos kenë dyshime në cilësinë e ujit. “Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun. “Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”. Qytetarëve të Deçanit u është bërë apel më herët që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije, derisa rezultatet e testimeve mikrobiologjike të përcaktojnë nëse uji është i sigurt. Helmimi masiv në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente. Gjatë ditës së martë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që kanë vizituar pacientët e shtrirë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë bërë thirrje për hetim sa më të shpejtë të këtij rasti. Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Drejtori i Shëndetësisë në Deçan, Musa Berisha, tha se fluksi i pacientëve me simptoma të helmimit, vijon të jetë i madh dhe se edhe gjeografia e terrenit ka ndryshuar dhe tani nuk bëhet fjalë vetëm për 11 fshatra, por edhe për të tjerë përreth.

Top Channel/ “Pa mesazhin”, zbulohet arsyeja e ekzekutimit të shqiptares nga burri! Fëmijët ishin..
22/08 21:48
Top Channel/ Zjarret nga një grup kriminal. Shiu nuk mjafton, rikthehen flakët në Finiq
22/08 19:41
Top Channel/ Shqiptari vret bashkëshorten në Greqi para fëmijëve. Daja i autorit: Është me kartelë
22/08 19:39
Top Channel/ SPAK: 14 zyrtarë nën hetim. Në “lupë” tre deputetë, një ish-deputet dhe 1 ish-ministër
22/08 19:33
Top Channel/I burgosuri shqiptar në Angli ankohet në TikTok: Më ktheni në Shqipëri, ushqimi këtu…
22/08 19:22
Top News – Van Damme qan mikun e vrarë shqiptar/ 61-vjeçari u qëllua 4 herë nga qiramarrësi
22/08 19:07
Top News- Krimi brenda familjes në Volos, flet daja i autorit: E morëm vesh nga televizori
22/08 19:06
Top Channel/ Plazh pas shiut. Reshjet nuk i ndalin të apasionuarit pas detit
22/08 18:19
Top Channel/ VV paraqet kandidat tjetër, opozita e rrëzon: Dështon seanca konstituive e radhës!
22/08 17:11
Top Channel/ Ekzekutoi gruan para 4 fëmijëve, flet daja i shqiptarit: Arsyeja se përse e bëri….
22/08 17:02
Top News- V*au 32-vjeçarin për kanalin vaditës/ Ngjarja në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar
22/08 16:48
Top Channel/ E bujshme! Zbulohet baza ushtarake sekrete, kërcënim për Azinë Lindore dhe SHBA-në
22/08 16:42
Top News – Ukraina sulmon naftën ruse / Ndërpritet rrjedha drejt Hungarisë e Sllovakisë
22/08 16:14
Top Channel/ Rritje konsumit të energjisë gjatë verës, Balluku: Ka rënë humbja në rrjet!
22/08 15:57
Top Channel/ Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë, ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar
22/08 15:56
Top Channel/ Pranga piromanit në Gramash! Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat e fshatit
22/08 15:45
Top Channel/Lufta kundër piraterisë! AMA miraton ndryshimet: Subjektet,vetëm shërbime të autorizuara
22/08 15:27
Top Channel/ Emigranti vret bashkëshorten! Dëshmi tmerri, dyshohet se fëmijët panë gjithçka
22/08 15:23
Top Channel/ Arrestohet i shumëkërkuari! Ramadan Zoto kapet në Korçë. Aksioni si në filma
22/08 15:20
Top News- Aksidenti tragjik në Pogradec/ Makina përplas 62-vjeçaren, lëndohet edhe një e mitur
22/08 15:09