Projekti për ndërtimin e ri të ujësjellësit të ri të kukësit një investim i qeverisë shqiptarë, do të mundësojë furnizim me ujë 24 orë për qytetin dhe 13 fshatra rreth tij duke u dhënë zgjidhjej problematikave të mbartura në vite. Ministrja e Infrastruikturës dhe Energjisë Belinda Balluku, konfirmoi nisjen e projektit gjatë një interpelancë online të thirrur nga një grup banorësh të qytetit të Kukësit, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Balluku u shpreh se pavarësisht se Shqipëria është një vend i pasur me rezerva ujore në vitin 2013 qeveria trashëgoi një situatë problematike, ku në të gjithë vendin vetëm një zonë kishte furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.