Giorgia Meloni ka thirrur me urgjencë një mbledhje të qeverisë italiane, që e ka drejtuar online nga Finlanda, ku ndodhej në një vizitë zyrtare. Meloni tha se mbledhjen e thirri për të diskutuar mbi ngërçin e krijuar në zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve në Shqipëri.