Top News – Udhëtimet në Evropë/ Ja rregullat në vende të ndryshme
15/09/2020 19:20

Sezonit veror në Evropë i ka ardhur fundi ndërkohë që në shumë vende numri i infeksioneve po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushte të reja. Në disa raste maska është bërë e detyrueshme, në të tjera testi i koronavirusit. Secili vend, ka rregullat e tij. Në Gjermani të gjithë pushuesit, që kthehen nga zonat e rrezikuara, janë të detyruar të kryejnë testet. Stacione për kryerjen e testeve janë vendosur në shumicën e aeroporteve gjermane dhe në vendkalimet më të mëdha kufitare. Deri tani këto teste kanë qenë falas por duket se nuk do të jetë më kështu. Nga 1 tetori ndërkohë udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezikshmëri, do të futen në karantinë. Në Spanjë zbatohen rregulla strikte: jeta e natës ndalohet, pirja e duhanit në hapsira publike ku distanca e sigurisë nuk mund të mbahet po ashtu. Edhe alkooli nuk lejohet të pihet më jashtë. Në Majorka plazhet dhe parqet janë të mbyllura nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 7:00 të mëngjezit. Baret, restorantet dhe kafenetë lejohen të pranojnë vetëm gjysmën e numrit të zakonshëm të klientëve. Në francë, rastet e reja po rriten shpejt. Qeveria ka shpallur 28 nga 101 rajonet franceze, zona të kuqe ku virusi "qarkullon në mënyrë aktive”. Maska është e detyrueshme në të gjithë vendin në transportin publik dhe hapsirat e mbyllura publike. Në britaninë e madhe, rregullat janë të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit. Në veri të anglisë ka rritje të infektimeve të reja dhe kufizime lokale po ashtu. Edhe greqia po regjistron rritje të shifrave. Festat dhe ditët e pazarit janë ndaluar. Tavernat, baret e diskotekat mbyllen në orën 24.00. Austria ndërkohë pret rritje të rasteve sidomos në vjenë ndërkohë që po punon që pas sezonit veror, të shpëtojë atë dimëror. Autoritetet po hartojnë plane për turizmin në zonat e skijimit që pritet të mbetet i hapur. Në itali, masat për koronavirusin janë në fuqi deri më 14 tetor. Diskotekat janë mbyllur dhe natën maska është e detyrueshme. Rastet po rriten edhe në kroaci, e cila ka vendosur mbylljen e klubeve në mesnatë dhe tubimi i mbi 100 personave nuk lejohet.

Top News – Putin telefonon Erdogan. Diskutimet për Ukrainën, vlerëson rolin e Turqisë
20/08 23:00
Top Channel/ Emigrantët, Greqia si SHBA. Ministri i emigracionit: Në burg ose kthehen pas
20/08 22:23
Top Channel/ Rusia frenon negociatat /Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet Kina
20/08 22:22
Top News – BE reagon ashpër ndaj Izraelit. Tel Avivi miratoi planin për zgjerimin e vendbanimeve
20/08 22:00
Top News – Një ndërtues në Shtëpinë e Bardhë. Trump lyen me bojë të zezë murin kufitar me Meksikën
20/08 21:45
Top Channel/“Netanyahu? Ai është hero lufte”,Trump çudit me deklaratën: Ata aeroplanë i dërgova unë
20/08 21:39
Top News – Musk nuk do krijojë parti. Mbështet zëvendësin e Trump për president të SHBA
20/08 21:00
Top Channel/ Shpërthen droni rus në Poloni, artikulohet “Neni 5” nga europianët për sigurinë
20/08 19:38
Top News – Izraeli thërret nën armë 60 mijë trupa / Nis pushtimi i plotë i Gazës, miratohet plani
20/08 15:15
Top News – Ngritja e kukullave Labubu…Lodra e shëmtuar që u bë sensacion global
20/08 15:14
Top News – Perdja e re e Hekurt e Evropës / Fusha të minuara e dhëmbë dragoi, vijë mbrojtëse 50 km
20/08 15:14
Top News – Shteti palestinez ‘fshihet’ nga tryeza / Izraeli ndan në dysh Bregun Perëndimor
20/08 15:02
Top News – Panik në Malpensa, evakuohet aeroporti / Burri me çekiç, i vë zjarrin sportelit
20/08 14:59
Top Channel/ Gjermani, “armiku i heshtur”: Dhjetëra mijëra vdekje nga rezistenca prej antibiotikëve!
20/08 14:46
Top News- Shpërthim misterioz në fqinjin e Ukrainës/Tronditet Polonia, jo shkelje e hapësirës ajrore
20/08 13:16
Top News – Planifikuesit e NATO-s ‘përveshin mëngët’/ Nis puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën
20/08 12:58
Top News – Kremlini ‘injoron’ takimin me Zelenskin / Trump paralajmëron: Putin nuk do marrëveshje
20/08 12:42
Top News – Rusia në kurs konfrontimi me Japoninë/Bombarduesit ‘përplasen’ në qiell, rriten tensionet
20/08 12:25
Top News – Ushtarë të huaj në Ukrainë / 10 vende evropiane janë gati të dërgojnë trupa
20/08 12:21
Top News – Dhurata e Zelenskit për Trumpin / Një shkop golfi nga veterani i luftës në Ukrainë
20/08 12:19