Top News – Uashingtoni në alarm, ‘gatishmëri e lartë’ / Inaugurimi i Trumpit, frikë për ‘rrëmuja’
14/01/2025 15:15

Me 48 km gardhe të përkohshme, 25,000 oficerë të zbatimit të ligjit dhe pika kontrolli sigurie të ngritura për të filtruar qindra e mijëra spektatorë, Uashingtoni është gati për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump javën e ardhshme. Betimi i së hënës në shkallët e Kapitolit të SHBA dhe parada në Shtëpinë e Bardhë do të pasojnë një fundjavë me protesta nga kundërshtarët e Trump dhe partitë si edhe tubime nga mbështetësit e republikanëve. Inaugurimi pason një fushatë të shënjuar nga dy tentativa për të vrarë Trumpin dhe sulme gjatë Vitit të Ri ndaj amerikanëve të zakonshëm. Në njërin prej tyre, 14 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një veteran i ushtrisë amerikane përplasi një kamion në një turmë njerëzish në Neë Orleans. Të njëjtën ditë, një ushtar aktiv i ushtrisë amerikane shpërtheu një Tesla Cybertruck jashtë një hoteli të markës Trump në Las Vegas, duke vrarë veten. "Ne jemi në një mjedis me kërcënim të lartë," tha agjenti i posaçëm i Shërbimit Sekret të SHBA, Matt McCool në një konferencë për shtyp. Vetë inaugurimi, kur Trump të bëjë zyrtarisht betimin, do të mbahet në shkallët e Kapitolit, përballë Monumentit të Uashingtonit. Ky është i njëjti vend ku, më 6 janar 2021, mijëra mbështetës të Trumpit thyen dritaret, u konfrontuan me policinë dhe i detyruan ligjvënësit të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre në një përpjekje për të përmbysur humbjen e Trumpit përballë presidentit demokrat Joe Biden. Zyrtarët e sigurisë thanë se nuk ishin në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik dhe të koordinuar ndaj inaugurimit. Ajo për të cilën ata shqetësohen janë ata që njihen si ‘ujqërit e vetmuar’, sic ishte edhe sulmuesi i Neë Orleansit. FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare paralajmëruan një ditë më parë për rrezikun e sulmeve të reja. Një pjesë e madhe e qendrës së Uashingtonit, që shtrihet në rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë deri në Kapitol, do të mbyllet për trafikun e automjeteve, me pika hyrëse të bllokuara me barriera betoni. Gardhi rrethues 2 metra i lartë është projektuar për të mos u kapërcyer. Rreth 7,800 trupa të Gardës Kombëtare dhe 4,000 oficerë të sjellë nga departamente të tjera policore anembanë vendit do të përforcojnë sigurinë po ashtu.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19