Në një deklaratë në X të premten, Amnesty International tha se forcat e sigurisë në Nigeri vranë gjashtë persona në Suleja afër kryeqytetit, katër në qytetin verilindor Maiduguri dhe tre në Kaduna në veriperëndim. "Gjetjet tona, deri më tani, tregojnë se personeli i sigurisë në vendet ku humbën jetët përdorën qëllimisht taktika të dizajnuara për të vrarë ndërsa merreshin me grumbullimet e njerëzve që protestonin ndaj urisë dhe varfërisë së thellë," tha Amnesty.