Enea Sulejmani, i riu që u arrestua ditën e enjte me 1 kilogramë kokainë në makinë u përpoq t’i largohej kontrollit të policisë, duke rrezikuar jetën e një efektivi. Burimet thonë se nën rrezikun që të shtypej me makinë prej tij, efektivi i policisë është detyruar që të qëllojë me armë në shenjë paralajmërimi, duke e plagosur atë. Tentativa për t’u arratisur e Sulejmanit, që rezulton edhe kryetar i shoqatës së transportit ndërqytetas, dështoi.