I mituri Luis Meçe që mbeti i plagosur gjatë konfliktit të ndodhur jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Sipas bluzave të bardha 14 vjeçari ka marrë një plagë të thelle në gjoks dhe ka dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore. Momentalisht, sipa mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar ndërsa nuk përjashtohet mundësia që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.