SHBA nuk ka gjetur qetësi, ku këtë të dielë u regjistrua një tjetër incident me një të vdekur. Një person tentoi të futej me automjetin e tij në ambienet e Kongresit Amerikan, por u përplas me një barrikadë dhe makina shpërtheu në flakë. Ky i fundit shkaktoi panik, pasi doli nga automjeti me një armë në dorë duke qëlluar në ajër, ku më pas kreu vetëvrasje, për arsye që ende nuk dihen.