Kryeministrja daneze Mette Frederiksen këmbënguli se ajo nuk po kërkon të marrë drejtimin e NATO-s. “E kam thënë edhe më parë, se nuk po kandidoj për asnjë pozicion tjetër përveç atij që kam tashmë dhe kjo nuk ndryshoi as pas takimit tim me presidentin amerikan”, u tha Frederiksen gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.