Top News/ U përdor nga Hamasi dhe Al Kaeda / Binance gjobitet me 4 miliardë dollarë
22/11/2023 15:08

Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave. Firma Binance ra dakord të martën që paguajë një gjobë prej rreth 4 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi dhe shefi i kompanisë Changpeng Zhao u deklarua fajtor për një krim që lidhej me dështimin e tij për të parandaluar pastrimin e parave në platformë. Zhao dha dorëheqjen nga drejtimi ndërsa firma Binance pranoi shkeljet e shumta. “Përdorimi i teknologjisë së re për të shkelur ligjin nuk ju bën novator, ju bën kriminel”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, i cili e quajti marrëveshjen si një nga dënimet më të mëdha të korporatave në historinë e vendit. Në bazë të marrëveshjes, Departamenti amerikan i Thesarit tha se Binance do t’i nënshtrohet vëzhgimit për pesë vite, mes të tjerash, edhe sigurimin e largimit të plotë të firmës nga Shtetet e Bashkuara. Binance është një kompani me qendër në Ishujt Cayman. Zhao njihet si rivali kryesor i Sam Bankman-Fried, themeluesit 31-vjeçar të firmës FTX, platforma e dytë më e madhe e kriptomonedhave përpara kolapsit nëntorin e kaluar. Bankman-Fried u gjet fajtor në fillim të këtij muaji për mashtrim dhe vjedhjen e të paktën 10 miliardë dollarëve nga klientët dhe investitorët. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se firma Binance lejoi në platformën e saj veprimtari financiare nga aktorë të paligjshëm, “duke mbështetur aktivitete që nga abuzimi seksual i fëmijëve, tek narkotikët e paligjshëm dhe terrorizmi, në më shumë se 100,000 transaksione”. Firma Binance nuk paraqiti asnjë raport lidhur me aktivitetet e dyshimta për ato transaksione, tha Yellen, dhe kompania lejoi mbi 1.5 milionë dollarë shkëmbime me monedha virtuale çka bie ndesh me sanksionet amerikane, përfshirë veprimtaritë nga Brigadat al-Qassam të Hamasit, al-Kaida dhe organizata të tjera kriminale.

Top News- Filmonin gratë dhe u publikonin videot/ Zbulohet rrjeti i burrave, mes tyre dy shqiptarë
04/02 12:57
Top News – ‘Lufta e ftohtë’ Kinë-SHBA. Strategjia kineze për të dobësuar dollarin amerikan
04/02 12:45
Top Channel/ Vucic po mendon largimin nga Serbia?Analisti serb:Do t`i mbyllen dyert po u derdh gjak!
04/02 12:23
Top Channel/ Skafi i rojeve greje përplaset me gomonen me emigrantë: 15 të vdekur!
04/02 12:04
Top News – Britania ‘pendohet’ për ishujt Chagos / Baza ushtarake atje ka rëndësi strategjike
04/02 11:59
Top News – Bill Gates në dosjen Epstein / Rrëfehet Melinda Gates: Ai duhet që të japë llogari
04/02 11:58
Top News – Asnjë qelizë të mirë në trupin e Trump / Epstein për presidentin: Është një person i keq
04/02 11:48
Top News – Vendi varroset nën borë / 2 metra trashësi, paralajmërohet akoma më shumë
04/02 11:47
Top Channel/ Viktimat u identifikuan, mbyllen sërish mijëra dosje të Epstein- Po rijetojmë makthin!
04/02 11:41
Top News – NASA shtyn udhëtimin për në Hënë / I pari me ekuipazh në mbi 50 vjet, do bëhet në Mars
04/02 11:39
Top News – Era e re bërthamore po afron/Koha po mbaron për marrëveshjen e fundit të armëve SHBA-Rusi
04/02 11:37
Top News – Kryeministri spanjoll, një ‘tiran’ / Musk vs Sanchez, ndaloi mediat sociale për minorenët
04/02 11:33
Top News – F35 amerikan hap zjarr pranë Iranit / Droni Shahed i afrohet aeroplanmbajtëses amerikane
04/02 11:22
Top Channel/ Gjermania “në ofensivë”, Merz “farkëton” aleanca me vendet e Gjirit Persik!
04/02 11:13
Top Channel/ Sulmi masiv i Rusisë, Ukraina do të ndryshojë qëndrim në Abu Dhabi?!
04/02 11:12
Top News-Droni iranian Shahed-139 drejt aeroplanmbajtëses amerikane, ‘bisha’ e SHBA i trego dhëmbët
03/02 23:03
Top News- Dosjet Epstein zbulojnë anën e errët të Musk- Dua festën më të egër
03/02 23:00
Top News- Imazhe nudo e festa të egra! Nga Trump tek Musk, miliarderët në takimet e Epstein
03/02 22:30
Top News- Dosjet Epstein zbulojnë anën e errët të Musk: Dua festën më të egër
03/02 21:57
Top Channel/ Franca merr në pyetje Elon Musk, bastisen zyrat e “Space X” në Paris
03/02 20:03
DIGITALB DIGITALB