Katër persona u vendosën në pranga këtë të hënë, në kuadër të operacionit policor të koduar Tempulli. Luan Shehu 23 vjec dhe Stilian Rakipi 25 vjec të dy banues në Sarandë, u arrestuan në afërsi të portit të Durrësit, pasi u kapën me disa doza kanabis sativa dhe më një thikë. Dy të rinjtë, po lëviznin me automjet në afërsi të portit të Durrësit, kur u ndaluan nga shërbimet policore për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjet mjeti prerës dhe lënda narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.