Një 58 vjecar u gjet i mbytur këtë të shtunë në lumin Buna, në dalje të qytetit të Shkodrës. Ndoc Nika u shpall i zhdukur më datë 8 janar nga familjarët e tij. Ishte bashkëshortja e të ndjerit, ajo e cila bëri kallëzimin në komisariatin e policisë, duke thënë se kishte humbur kontaktet me 58 vjecarin.