Komisariati i Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, bazuar në masat e përcaktuara në planet operacionale "Territor i pastër" dhe "Sundimi i ligjit", ka finalizuar operacionin e koduar "Plani". Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit V. J., 66 vjeç, T. T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.