Ish-kryetari I Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla I ka kërkuar Apelit të Posaçëm, që të rrëzojë vendimin arrest me burg dhënë nga Gjykata e Posaçme. Lefter Alla u arrestua për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Mbrojtja e Allës pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.