Agjencitë ndrëkombëtare të lajmeve po sjellin pamje tronditëse nga Ukraina. AFP tregon zjarret dhe tymin që ngrihet mbi qytetet e vendit, raketa të lëshuara në rrugë dhe banorët e tmerruar që largohen, me valixhe në duar. Kanë mbërritur ndërkohë edhe raportet e para për viktima dhe të plagosur. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se shtatë ushtarë të saj u vranë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse dhe se 15 të tjerë u plagosën. "Mjetet e mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë goditur", citoi agjencia e lajmeve Interfax ministrinë ukrainase.