Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua këtë të premte me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin kundër grupeve kurdë. Një betejë që Turqia e ka nisur prej kohësh duke i cilësuar si organizata terroriste. Fidan i tha Baerbock se është thelbësore që grupet militante kurde, përfshirë PKK-në dhe YPG-në, të dorëzojnë armët dhe të shpërndahen. Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme turke, kryediplomati kërkoi ndihmën e Gjermanisë.