Presidenti turk Tayyip Erdogan i tha Presidentit Joe Biden gjatë një bisede telefonike të enjten se Izraeli po përpiqet të përshkallëzojë luftën në Gazë në një konfikt më të gjerë në rajon dhe nuk dëshiron armëpushim, njoftoi zyra e tij. Sipas njoftimit, gjatë bisedës Biden e kishte falenderuar Erdogan lidhur me përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.