Përpjekjet e Suedisë për t'iu bashkuar NATO-s po zvarriten, ndërsa parlamenti turk filloi punën këtë të diel pa e përfshirë votimin që do të siguronte zgjerimin e NATO-s në rend të ditës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se miratimi i protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nga vendi i tij lidhet me miratimin nga Uashingtoni, të vendimit për shitje të avionëve luftarakë amerikanë, F-16, Turqisë.