Top News – Turqia lehtëson masat e izolimit/ Hapje gjatë javës, në shtëpi të shtunë e të dielë
16/05/2021 15:36

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi të dielën masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Me vendimin e ri, që do të nisë të zbatohet nga e hëna deri më 1 qershor, ministria tha se synon të arrijë një normalizim gradual të situatës. Do të rihapen qendrat tregtare, ndërsa disa biznese do të mbesin të mbyllura, përfshirë palestrat dhe kafenetë. Ndërsa restorantet do të mund të ofrojnë vetëm shërbimin “merr me vete”. Përsa I përket arsimit, procesi mësimor për parashkollorët do të rinisë nëpër shkolla, kurse klasat e larta do të vazhdojnë mësimin në distancë. Turqit mund të kthehen në vendet e tyre të punës, por do të duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës, dhe gjithë ditën e shtunë dhe e diel. Nëpunësit civilë do të vazhdojnë të punojnë në distancë ose me turne në zyra. Nga vendimi përjashtohen turistët dhe punëtorët e huaj me leje speciale. Të moshuarit e pavaksinuar mbi 65 vjeç, do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite, gjatë ditëve të javës. Turqia hoqi disa kufizime në muajin mars, duke bërë që numri i të infektuarve me koronavirusin e ri të rritet. Në muajin prill autoritetet vendosën masën e izolimit të plotë pasi numri i rasteve arriti në mbi 60, 000 në ditë. Të shtunën u raportuan 11.472 raste të reja me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, Turqia ka shënuar afro 45 mijw vdekje nga COVID-19.

Top News- Tajfun i fuqishëm në Filipine/ Të paktën dy viktima, largohen mbi 1 milionë banorë
09/11 16:02
Top Channel/ SHBA akuzon Iranin për komplot: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë
08/11 22:35
Top Channel/ Tornado shkatërron qytetin. Stuhia në jug të Brazilit vrau 6 persona, mbi 400 të plagosur
08/11 22:09
Top Channel/ Shba, anulohen 5 mijë fluturime. Amerikanët ndjejnë pasojat e mbylljes së qeverisë
08/11 22:08
Top News- Plas lufta, Izraeli nis sulmet mbi Liban, bombardon aleatët e Hezbollah
08/11 22:00
Top News- Arrestohen tre vajza franceze, planifikuan sulme terroiste në Paris
08/11 21:00
Top News- E dogjën brenda në makinë, a është shqiptar viktima? Misteret e ngjarjes në Athinë
08/11 21:00
Top News- Putin zëmërohet me Vuçiç, tensionohen marrëdhëniet mes dy aleatëve, Moska paralajmëron
08/11 18:30
Top Channel/ Frikë nga emigrantët, gjermanët “të tmerruar”? Gjysma nuk ndihen më të sigurtë!
08/11 15:00
Top News – Pasuria e botës në duart e 3 mijë njerëzve / Jo vetëm Musk, miliarderët fitojnë më shumë
08/11 14:59
Top News – Tanke apo dronë…çfarë i duhet Gjermanisë? Gjigantët e mbrojtjes, luftë për fondet
08/11 14:38
Top News – Retorika bërthamore në qiell…‘Nato më e fortë së kurrë, nuk ka nevojë për panik’
08/11 14:35
Top News – Rrugët kthehen në lumenj, makinat nën ujë / Çmendet moti, reshje biblike shiu në Siçili
08/11 13:58
Top News – Rusia avancon ‘shtëpi më shtëpi’ / Betejë e ashpër për ‘portën për në Donetsk’
08/11 13:50
Top News – Rusia ‘ndëshkon’ Ukrainën, e lë në terr / 450 dronë e 45 raketa, nën sulm ‘jeta normale’
08/11 13:48
Top News – Trump bojkoton samitin e G-20: ‘Të bardhët vriten e masakrohen në Afrikën e Jugut’
08/11 13:24
Top News – Lufta për Donbasin…Pse është rajoni kaq i vyer për Rusinë dhe Ussskrainën
08/11 13:23
Top News – Sulme arinjsh ‘pothuajse çdo ditë’ / Japonia në luftë, rekord viktimash gjatë këtij viti
08/11 13:06
Top News – Ferr flakësh, zjarr në një depo parfumesh / Tragjedi në Turqi, të paktën gjashtë viktima
08/11 13:05
Top Channel/ Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!
08/11 12:37
BILETA Portokalli - Bileta