Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin izraelit në Doha duke e konsideruar atë shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit dhe përshkallëzim i rrezikshëm i situatës në Lindjen e Mesme. Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamas në Katar, Sekretari i OKB, Antonio Guterres e ka përshkruar Katarin si “një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve”.