Top News/ Turqi-Serbi, ‘në muaj mjalti’ / Erdogan takon Vuçiçin në Beograd, bashkëpunim ekonomik
11/10/2024 17:19

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten në Beograd se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë në një “kohë të artë”. Ai i bëri këto deklarata në një konferencë të përbashkët për shtyp, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit tha se dy liderët kishin diskutuar për tema të rëndësishme gjeopolitike, si dhe për problemet me të cilat përballen dy vendet. “Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mia ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vjet më parë”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb ka thënë se është arritur pajtueshmëri për t’i përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake. Erdogan është takuar me Vuçiqin në Beograd, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Serbi. Në ditën e mbërritjes së presidentit turk në Serbi, Qeveria e Serbisë i ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi në mes të Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media dhe informacioni, rinia dhe sporti, dhe si menaxhimi i emergjencave. Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017. Para vizitës në Beograd, ai ka qenë në Tiranë, prej ku i ka premtuar Shqipërisë dhurimin e dronëve kamikazë dhe ka marrë pjesë në përurimin e një xhamie të ndërtuar me financim të Turqisë. Në vizitën paraprake të Erdoganit në Beograd, në shtator të vitit 2022, Serbia ka thënë se dëshiron të blejë dronët Bayraktar, por blerja e tyre nuk është realizuar kurrë. Atëbotë ishte arritur një protokoll që u ka mundësuar shtetasve të Serbisë dhe Turqisë që të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime. Turqia është e katërta në listën e shteteve prej ku ka importuar më së shumti Serbia më 2023. Kompanitë turke janë prezente në Turqi në tekstil, ndërtimtari, industri mekanike, banka dhe turizëm. Dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por nuk pajtohen në çështjen e Kosovës. Ankaraja e njeh pavarësinë e këtij shteti, ndërsa Serbia jo.

Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40
Top News – Nuk është aq e lehtë sa kujton Trump! Pse aleanca e NATO-s nuk mund të shpërbëhet
12/04 19:30
Top News – E reja përdhunohet në grup. E rëndë në Britani, policia në kërkim të autorëve
12/04 19:30
Top News – Ishulli i radhës në listën e Trump…Kuba ‘dridhet’, stuhia po vjen, kur nis pushtimi?
12/04 19:30
Top News – Starmer u tremb nga Trumpi / Pezulloi marrëveshjen për të dorëzuar ishujt Chagos
12/04 19:30
Top Channel/ E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga kati i katërt dhe ndërron jetë në spital
12/04 18:56
Top Channel/ “Rama mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha: Pensionistët marrin sa…
12/04 18:34
Top News- PD anketë për territorialen/ Demokratët kërkojnë ‘ndihmë’ nga qytetarët
12/04 17:53
Top News- Vrasja në Nikël, dëshmon autori: Më sulmoi i pari me një kosë të vogël në krah
12/04 17:53
Top Channel/ Kaos në futbollin shqiptar! Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë ndeshjes
12/04 17:06
Top Channel/ Kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit, banori i zhgënjyer: Të ishte Brikena në finale…
12/04 16:36
Top Channel/ Festa e pashkës në qytetet shqiptare/ Urime për besimtarët ortodoksë edhe nga politika
12/04 15:03
Top Channel/PD, sondazh për hartën territoriale/Demokratët përmes një ankete online pyesin qytetarët
12/04 15:03