Kroacia ka kthyer sytë nga barkat dhe kampingjet në bregdetin e saj në adriatik, 1800 km të gjatë ndërsa po përpiqet të rikthejë në jetë sektorin e dëmtuar rëndë të turizmit. Pasi kufizimet e udhëtimit në BE u zbutën më herët këtë muaj, të huajt me ngadalë po kthehen ndërsa operatorët turistikë po përpiqen të shpëtojnë sezonin. Barkat dhe tendat mund të jenë kura, duke i ofruar udhëtarëve distancë sociale ndërkohë që ata relaksohen në brigjet panoramike të kroacisë.