Prokurorët në Milano kanë marrë nën hetim një 80-vjeçar, ish shofer kamioni, si pjesë e një investigimi mbi çështjen “turizëm snajperësh” në Sarajevë gjatë viteve 1990. Reuters raporton se 80-vjeçari jeton pranë qytetit verior italian Pordenone. Ai përballet me akuza për disa vepra të vrasjes me paramendim për shkak të motiveve të ulëta. Nuk është sqaruar nëse ai dyshohet se ka kryer vetë vrasjet apo ka ndihmuar me transportin dhe logjistikën për klientët.