Numri i të huajve që kanë pasur për destinacion Shqipërinë është rritur ndjeshën në periudhën janar – mars të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë këtij tremujori, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 milionë e 70 mijë. Krahasuar me po të njëjtën periudhe të një viti më parë numri i të huajve në Shqipëri është rritur me 59,5 përqind.