Në një intervistë për mediat greke ‘Tovima’ kreu i qeverisë, Edi Rama shpjegoi marrëdhëniet greko-shqiptare pas turbulencave të shkaktuara për çështjen e Fredi Belerit, zgjidhjen e çështjes së detit në Hagë dhe ligjin e luftës. Kur kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që kur Greqia dhe Shqipëria ranë dakord për të çuar në Hagë mosmarrëveshjen në lidhje me Zonën Ekonomike Ekskluzive, ende nuk është bërë asnjë përparim i konsderueshëm.