Top News/ Trupat koreanoveriore në Rusi…SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut, përgjigje të përbashkët
15/11/2024 12:01

Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë të premten, për të diskutuar një përgjigje "të bashkërenduar" ndaj vendosjes së mijëra trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe për kërcënimin bërthamor të Phenianit. Takimi pritet të mbahet gjatë punimeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë. Vendosja e trupave të Phenianit në Rusi është një "zhvillim i rëndësishëm", u tha gazetarëve këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, rrugës për në Lima. “Ne do ta trajtojmë atë me seriozitetin me të cilin meriton të trajtohet”, tha ai. Sullivan tha se takimi trepalësh do t'u mundësojë udhëheqësve të përgatiten për çdo lëvizje të mundshme "provokuese" nga Pheniani, përfshirë provat bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike, ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten për një ndryshim të administratës kur Donald Trump të marrë detyrën në janar. "Periudhat kalimtare kanë qenë historikisht periudha kohore kur Koreja e Veriut ka ndërmarrë veprime provokuese", tha Sullivan. Shtetet e Bashkuara kanë një politikë "parandaluese të gjerë" që synon të parandalojë kundërshtarët që të sulmojnë aleatët, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Japoninë. Politika thotë se Uashingtoni do t'u vijë në ndihmë nëse ata sulmohen, duke përfshirë potencialisht edhe përdorimin e kapaciteteve bërthamore amerikane.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07