Nuk ka më asnjë dyshim. Pjesët e trupave që u gjetën pasditen e së martës në një valixhe në Firence janë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, të skeduar si të zhdukur që prej vitit 2015. Një tatuazh në formën e një amfore ku poshtë ishte shënuar emri i një qyteti shqiptar, ka qenë çelësi për të identifikuar dy kufomat burrë e grua që u gjetën brenda 3 valixheve.