Luftëtarët e grupit mercenar rus, Vagner, kanë nisur tërheqjen nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut, dhe lajmi është konfirmuar nga vetë shefi i tij, Jevgeni Prigozhin. Ky i fundit e bëri njoftimin në një video të postuar në telegram. Grupi ka thënë që më herët që do të largohej nga qyteti pasi pretendoi se Rusia ka marrë kontroll të plotë të tij, pretendim ky që Kievi e mohon.