Lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka thënë se ushtria e tij nuk është duke marrë pjesë në sulmin rus ndaj Ukrainës, kanë raportuar mediat shtetërore këtë mëngjes. “Forcat tona të armatosura nuk janë duke marrë pjesë në këtë operacion”, ka thënë Lukashenko, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Moska ka mbledhur mijëra trupa në Bjellorusi dhe së fundi ka marrë pjesë në stërvitje ushtarake me rreth 30,000 forca ushtarake.